LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci merr mbështetjen e SHBA-së për Kosovën në Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO

Maqedonci merr mbështetjen e SHBA-së për Kosovën në Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA sot në Departamentin e Shtetit, u prita në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, James O’ Brien.

Maqedonci tha se ka ritheksuar qëndrimin se Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet dhe i gjithë populli i Kosovës është i vendosur palëkundshëm në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.


“Ndihmëssekreatarin O’ Brien e falënderova për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, e në veçanti për mbështetjen në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.

Siç njofton Maqedonci, gjatë takimit është diskutuar për ambientin global të sigurisë dhe impaktin në regjionin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për nevojën e fuqizimit të përpjekjeve të përbashkëta për t’u përballur me rreziqet dhe kërcënimet.

Ndihme Sekretari James O’ Brien ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut, Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO.

Në fund u dakordua “që të thellohet bashkëpunimi në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, me qëllim të qartë që këto kapacitete të jenë në funksion të rritjes së sigurisë në vend dhe regjion si dhe të jenë të përgatitura që bashkë me parterët të mbështesin paqen kudo në botë”.

Ndërsa ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier e cilëson të rëndësishëm takimin Maqedonci-O’Brien.

Hovenier këtë takim e cilëson tejet të rëndësishëm, ndërsa thekson se bashkëpunimi i SHBA-së, në sektorin e sigurisë është thelbësor për arritjen e synimeve të përbashkëta me Kosovën.

“Takim i rëndësishëm mes ministrit Ejup Maqedonci dhe ndihmëssekretari O’Brien sot. Bashkëpunimi ynë në sektorin e sigurisë është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona me Kosovën, duke përfshirë mbështetjen e integrimit të plotë të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, tha Hoverier./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori