“Mapping powder”: Teknika e re e Kendall Jenner-it për konturimin delikat të fytyrës

Në video tutorialin e saj në Instagram, Mary Phillips shpjegon teknikën në detaje, duke zbuluar se si vendosja strategjike e pudrës pluhur mund të përmirësojë dimensionin e fytyrës
"Këtu është një këshillë argëtuese për grimin - sapo aplikova pak pudër rozë të lehtë poshtë syve", thotë ajo ndërsa tregon se si nuanca delikate ndihmon në ndriçimin dhe neutralizimin e një pamjeje të errët. “Pastaj e përdor këtë pluhur të tejdukshëm në mes të ballit dhe pak rreth buzëve”.
"Këto zona janë të prira për yndyrë dhe kanë nevojë për pak mat".
Së fundi, ajo aplikon lehtë një pudër që përputhet me tonin e lëkurës së saj në pjesën tjetër të fytyrës, duke siguruar harmoni të përsosur dhe natyrale, transmeton Telegrafi.
“Nuk më pëlqen shumë pudra, përdor sasinë minimale për të fiksuar bazën”, shton ajo, duke theksuar qasjen e saj ndaj grimit”. Rezultati? Një pamje freskuese pa shkëlqim të tepërt.
Si të përfshini “mapping powder”në rutinën tuaj të grimit?
“Përdorimi i pluhurave me ngjyra të ndryshme është një mënyrë e shkëlqyer për të bërë një korrigjim shumë delikat”, shpjegon grimierja e famshme Zow Taylor.
Në vend që të mbështeteni në një nuancë për të vendosur grimin tuaj, vendosja strategjike e pudrës mund të ndihmojë në ndriçimin dhe nxjerrjen në pah të pjesëve të ndryshme të fytyrës suaj, duke krijuar një pamje të tonifikuar pa të meta.
Rekomandimi i saj? Investoni në një pudër me ngjyrë rozë për të neutralizuar rrathët e errët. “Tonet rozë apo ngjyrë pjeshke do të bëjnë një ndryshim të madh pasi ato reduktojnë tonet blu apo jeshile poshtë syve”, shpjegon ajo. “Nëse doni të fshihni plotësisht rrathët e zinj, ju rekomandoj që fillimisht të aplikoni një korrektor në një formulë kremi dhe më pas ta vendosni me një pudër të përshtatshme”.
Nëse qëllimi juaj është të ndriçoni tenin tuaj, merrni parasysh një bazë pudre me ngjyrë të verdhë.
“Tonet e verdha të pudrës janë të njohura sepse shtojnë ngrohtësi”, thotë Taylor. Këto nuanca aplikohen më së miri në zonat që tërheqin natyrshëm dritën - poshtë syve, përgjatë mollëzave dhe poshtë qendrës së fytyrës - për një efekt ndriçimi të menjëhershëm.
Një gabim tjetër i zakonshëm që duhet të shmangni? Zgjedhja e nuancës së gabuar, e cila mund ta bëjë lëkurën gri. "Kjo ndodh vetëm kur përdorni tonin e gabuar për lëkurën tuaj," vëren Taylor. Çelësi është të zgjidhni një bazë që plotëson nuancën tuaj, në vend që ta maskojë atë - sepse qëllimi i hartës së fondatinës nuk është të "rrafshojë" fytyrën, por të përmirësojë në mënyrë delikate strukturën e saj natyrale. /Telegrafi/


















































