LAJMI I FUNDIT:

MAPL “hap thesin” për disa komuna, grante në vlera disa dhjetëra mijëra euro

MAPL “hap thesin” për disa komuna, grante në vlera disa dhjetëra mijëra euro

Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Junikut  Ruzhdi Shehu, vlera e së cilit është 74.932,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 50.000,00€, ndërsa Komuna e Junikut vlerën prej 24.932,00€.

Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Mamushës  Abdülhadi Krasniç, ku vlera e projektit është 65.600,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 45.000,00€, ndërsa Komuna e Mamushës vlerën prej 20.600,00€.

Po ashtu, Ministri z. Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit edhe me Kryetarin e Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, vlera e projektit është 174.519.05€, bashkëfinancimi nga MAPL është në vlerë prej 100.000,00€, ndërsa nga komuna vlera është 74.519.05€.

Në fund, Ministri Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Suharekës, z. Bali Muharremaj, vlera e projektit është 175.000,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 100.000,00€, ndërsa Komuna e Suharekës vlerën prej 75.000,00€.

Projektet e tilla janë vazhdimësi e punës së MAPL me qëllim të përkrahjes së komunave, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në shërbime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori