Ngjyrosja e thonjve është diçka që mund ta bësh brenda pak minutash dhe menjëherë më pas i jep ditës tjetër kuptim. Është një detyrë kaq e thjeshtë bukurie, por që ka nevojë për zgjedhje, domethënë të zgjedhësh ngjyrën e thonjve

Kur bëhet fjalë për manikyrin, ekzistojnë dy tipe njerëzish: ata që duan të njëjtat nuanca gjatë gjithë vitit - një për stinët e ngrohta dhe një për stinët e ftohta - dhe grupi që harxhon më shumë kohë duke zgjedhur një ngjyrë sesa për të përdorur manikyrin.


Për ata që hyjnë në kategorinë e fundit, gjithçka është gati përpara një verë të gjatë. Zgjidhni njërin prej propozimeve që ju jep më poshtë manikyristi i Jennifer Lopez.

Vera tashmë po merr formë, edhe për t’u dukur pak më ndryshe këtë vit, por tendencat e thonjve do të jenë po aq të guximshme si më parë – madje edhe më shumë.

"Për verën, unë besoj se, në kundërshtim me gjendjen që ka krijoi COVID-19, ne kërkojmë një kthim të ngjyrave më të ndritshme që sjellin ndjesi pozitive, të lumtur",- tha Tom Bachik, manikyristi i famshëm i Jennifer Lopez.

"Fillimisht, paletat e ngjyrave që kam parë kanë qenë pak tokësore ose gri, por besoj se do të shohim tone më trendy këtë vit".

Mendoni: ngjyrat që nxitin lumturinë vetëm duke parë gishtat. Më poshtë, Bachik ndan parashikimet e tij për tendencat më të mëdha të ngjyrave të thonjve për verën e vitit 2020.

Turkeze

1 640 0 5ec55188d9c6a 1

Tendencat e ngjyrave të thonjve të kësaj vere mund të përmblidhen me një fjalë: të ndritshme. Janë ngjyra që është e pamundur të mos i vini re dhe do t'ju bëjnë të ndiheni energjike. Ngjyrat e ujërave të detit si “Essie Nail Polish” në Bustling Bazaar (9 dollarë) do t’ju ndihmojnë të transportoheni diku në tropik, edhe nëse thjesht jeni duke marrë rreze në oborrin e shtëpisë.

Koral i ndritshëm

2 640 0 5ec55220a52c3ç

Thonjtë koral dhe vera shkojnë së bashku si atletet e bardha dhe fustanet. Kjo nuancë e provuar dhe e vërtetë është si neutrale për thonjtë e verës. Kur nuk jeni të sigurta se çfarë ngjyre duhet të zgjidhni, zgjidhni koral.

E kaltra intensive

3 640 0 5ec553bd9367e 1

E kaltra është ngjyra që sjell ndjenja qetësie. Duke pasur parasysh këtë, ka kuptim që Bachik pret që bluja të ketë një moment kyç këtë sezon. Nuk është një blu e zakonshme, por një blu e thellë, relaksuese që të kujton mesin e oqeanit ose një qiell në mesnatë.

Jargavan

4 640 0 5ec554cck43901

Nuk është një vjollcë që zakonisht zgjidhet në vjeshtë; është një vjollcë e çuditshme, por e gjallë, si jargavan. Nëse je e prirur të qëndrosh larg ngjyrave marramendëse në thonj, kjo nuancë është për ty, këshillon Class.

‘Sassy Pinks’

5 640 0 5ec5561ef0086iii

Thonjtë pink gjithmonë do të jetë në modë në verë dhe veçanërisht gjatë këtij viti. "Kemi nevojë për pak ndjeshmëri tani",- tha Bachik. Një hije që mishëron "pink sassy" është prezantimi i ri i "Zeba Collection Nail Polish" (8 dollarë), si pjesë e koleksionit veror të markës. /Telegrafi/