Estetët tregojnë cilat ngjyra të llakut e zbutin pamjen e duarve, fshehin papërsosmëritë e vogla dhe u rikthejnë atyre shkëlqimin rinor

Me kalimin e viteve, lëkura e duarve bëhet më e hollë dhe më e ndjeshme, ndërsa disa ngjyra të llakut mund t’i theksojnë rrudhat, enët e gjakut apo njollat pigmentare. Duart, shpesh të lëna pas dore në rutinën e kujdesit – janë të ekspozuara ndaj diellit dhe më pak të hidratuara sesa fytyra, prandaj shpesh zbulojnë shenjat e moshës më shpejt.


Ekspertja e thonjve Jessica Trochut shpjegon se si të zgjidhni nuancën e duhur të llakut që i jep duarve pamje më të re dhe i vë në pah në mënyrën më elegante.

Ngjyrat që duhen shmangur pas të pesëdhjetave

Edhe pse bota e bukurisë shpesh sfidon rregullat, këshillat profesionale mund të ndihmojnë që duart të duken më të reja dhe më të kujdesura.

Nuancat shumë të çelëta, si pastelet apo e bardha e pastër, mund t’i theksojnë venat dhe njollat e vogla në lëkurë.

Po ashtu, ngjyrat e ftohta ose ato me kontrast të fortë mund të krijojnë përshtypjen e duarve më të ashpra dhe më të plakura, transmeton Telegrafi.

Ngjyrat që rekomandon ekspertja

Ngjyrat të ngrohta dhe të thella, si kafe e kuqërremtë, bordo, terakotë apo bej me nëntone rozë, i japin lëkurës butësi dhe e ngrohin menjëherë tonin e saj.

Është e rëndësishme që manikyri të jetë në harmoni me tonin e lëkurës, nuanca nuk duhet të jetë as shumë e çelët, as tepër e errët.

Për lëkurë të çelët, funksionojnë më mirë tonet rozë, nude apo pudër, ndërsa teni më i errët fiton ngrohtësi dhe shkëlqim me ngjyra jantari (ambër) apo karamel, që përputhen me pigmentin natyral të lëkurës.

Si të zgjidhni nuancën ideale?

Sfida nuk qëndron vetëm te zgjedhja e ngjyrës, por edhe te kontrasti midis llakut dhe lëkurës.

Një nuancë shumë e ftohtë mbi lëkurë të çelët, apo shumë kontrastuese mbi lëkurë me nuancë ulliri, mund të theksojë linjat e holla dhe pamjen e ashpër të duarve.

Ngjyra që përputhet me tonin e lëkurës zbut pamjen, jep harmoni vizuale dhe efekt rinor.

Ekspertët e bukurisë theksojnë se manikyri i duhur nuk është thjesht estetikë – ai është mënyrë e zgjuar për t’i dhënë duarve butësi, dritë dhe elegancë pavarësisht moshës.

/Telegrafi/