LAJMI I FUNDIT:

Mango sjell fustanin i cili është i përsosur për ta veshur në punë gjatë temperaturave të larta

Mango sjell fustanin i cili është i përsosur për ta veshur në punë gjatë temperaturave të larta

Zgjedhja e gardërobës për punë nuk është gjë e lehtë, dhe gjatë verës vetëm sa vështirësohet ky proces.

Kur moti është mbi 30 gradë celsius, sigurisht se do ta keni të vështirë punën, pavarësisht ku punoni, transmeton Telegrafi.


Uniformat, qartazi, nuk bën të konsiderohen fare. Këmishët me mangë të gjata nuk janë as opsion.

Por, çfarë mund të veshin vajzat për të qëndruar të freskëta dhe njëkohësisht të mos duken se janë veshur papërshtatshëm në takime pune?

Fatmirësisht, fustani i mëposhtëm, i cili është kreacion i Mangos dhe vjen me një çmim prej përafërsisht 35 eurove, është zgjedhja ideale për secilën femër.

Fustani ka një dizajn unik dhe elegant, ndërkaq materiali dhe mënyra e qepjes e bën atë tejet të freskët për secilën që e vesh.

Veshja mund të kombinohet me sandale ose këpucë të rrafshëta.  /Telegrafi/