Manekinia e famshme për pak ka vdekur për shkak të një tamponi, vetëm reagimi i shpejtë i mjekut e ka shpëtuar

Manekinia Maura Higgins pësoi një shok toksik
Historinë e vet e ka ndarë me ndjekësit në Instagram, ku e ndjekin më shumë se 3,5 milionë, në mënyrë që të paralajmërojë të gjitha vajzat për këtë problem serioz shëndetësor
Sindroma e shokut toksik shfaqet kur bakteret hyjnë në trup, ndërsa rreziku potencial mund të jetë edhe vetëm disa djegie apo ndonjë lëndim tjetër.
Zakonisht shfaqet te gratë e reja gjatë ciklit menstrual, transmeton Telegrafi.
Kur depërtojnë stafilokokët apo streptokokët në gjak, ata lirojnë toksina shumë të rrezikshme. Zakonisht simptomat fillojnë me temperaturë të befasishme të lartë – mbi 38,9C.
Për disa orë, zhvillohet imazhi klinik i cili rikujton gripin – dhembje koke, dhembje fyti dhe dhembje të muskujve, kollë.
Pastaj ka të përziera, të vjella, të fikët, marramendje, konfuzion. Është e nevojshme të veprohet menjëherë me antibiotikë, dhe ndonjëherë të jepet oksigjen. Pacienti duhet të pijë shumë lëngje dhe mjeku mund të përshkruajë edhe ilaçe për të kontrolluar presionin e gjakut.
- E di që tamponi nuk duhet të qëndrojë gjatë. Kur doktori më gjeti një tampon, ai kishte tre muaj që ishte i mbërthyer në qafën e mitrës - thotë me mosbesim modelja, e cila prej kohësh nuk ndihej mirë, duke mos ditur arsyen e vërtetë të saj.
Ajo tregon se është shumë e rëndësishme të flitet hapur për çdo gjë, në mënyrë që sidomos vajzat adoleshente të jenë të vetëdijshme se çfarë mund t'u ndodhë nëse nuk e ndërrojnë tamponin në kohë.
- Ndodh që një vajzë të harrojë një tampon brenda natës. Sidomos nëse festa ishte e ndezur. Por më e rëndësishmja është që të flasim hapur për menstruacionet dhe përdorimin e tamponëve dhe të mos e fshehim në mëngë siç e kam bërë kur shkoja në tualet kur isha në shkollë të mesme – pranon Maura.
Sipas udhëzimeve për përdorimin e tamponëve, këshillohet ndryshimi i tyre çdo tre deri në katër orë. Mjekët thonë se duhet të merrni ato që janë minimalisht absorbuese si dhe të aplikoni masa maksimale higjienike gjatë përdorimit të tyre. /Telegrafi/













































