LAJMI I FUNDIT:

Mane flet për Bundesligën: Shumë lojtarë të Ligës Premier do të vijnë këtu

Mane flet për Bundesligën: Shumë lojtarë të Ligës Premier do të vijnë këtu

Ish-sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, kishte uruar Sadio Manen pas kalimit të këtij të fundit te Bayern Munich verën e kaluar.

Klubi i Bundesligës shpenzoi 32 milionë euro për të joshur Mane në Gjermani, pasi ai luajti 269 ndeshje, shënoi 120 gola dhe shpërndau 48 asistime te Liverpooli.

Në sezonin e tij të parë në Bayern Munich, Mane ka shënuar 11 gola dhe ka regjistruar katër asistime në 24 duele.


Në një intervistë për Bild, Mane ka shpjeguar se nuk është penduar për vendimin e tij për t’u transferuar në Gjermani.

“Liga këtu është shumë e ngushtë, shumë e ekuilibruar. Shikoni sa duket krye i tabelës. Dhe atmosfera në stadiume…”

“Pse dikush duhet t’i thotë ‘jo’ Bundesligës? Kjo do të më befasonte. Jam i sigurt se së shpejti do të shohim edhe më shumë yje të Ligës Premier në Bundesligë”, ka thënë Mane.

Takimi i Manes me Cristiano Ronaldon

Duke diskutuar për kalimin e tij te bavarezët, Mane zbuloi një bisedë që kishte me Ronaldon verën e kaluar.

“E takova Cristianon në Mallorca përpara se sezoni [fillonte] kur nënshkrimi im ishte vendosur tashmë”.

“Ronaldo më përgëzoi që u transferova në Mynih dhe më tha ‘Klub i madh, ky është një hap i madh për ty!”, tregon ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Konfirmohet data dhe orari i finales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Zyrtare: Konfirmohet data dhe orari i finales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

La Liga
Milani theu aksidentalisht një rregull të rrallë të Serie A pas lëndimit në kokë të Maignan

Milani theu aksidentalisht një rregull të rrallë të Serie A pas lëndimit në kokë të Maignan

Serie A
Hansi Flick cakton datën se kur do të largohet nga Barcelona

Hansi Flick cakton datën se kur do të largohet nga Barcelona

La Liga
‘Agjenti’ CR7 – legjenda e Real Madridit ia rekomandon Florentino Perezit transferimin e yllit portugez

‘Agjenti’ CR7 – legjenda e Real Madridit ia rekomandon Florentino Perezit transferimin e yllit portugez

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp vendos kushtet për të marrë drejtimin e Real Madridit

Jurgen Klopp vendos kushtet për të marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
Rinovimi i Salah hap derën për largimin e yllit të Liverpoolit në fund të sezonit

Rinovimi i Salah hap derën për largimin e yllit të Liverpoolit në fund të sezonit

Premier League
Kalo në kategori