Manchester City mposht Swansean, kalon në çerekfinale të FA Kupës

Manchester City ka shënuar fitore si mysafir i Swansea me rezultat 3-1 në kuadër të 1/8 të FA Kupës.
Manchester City e nisi mirë takimin duke rrezikuar dy herë që në start.
Fillimisht Juan Jesus e pastaj edhe Ferran Torres rrezikuan, por nuk shënuan.
Goli erdhi në minutën e 30-të kur Kyle Walker shënoi papritmas, pasi harkimi i tij u kthye shkoi në rrjetë (1-0).
Manchester City kishte edhe raste të tjera në këtë pjesë lojë por nuk arriti të shënonte.
Me të filluar pjesa e dytë City shënoi për 2-0 përmes Raheem Sterling.
Në minutën e 50-të skuadra e Pep Guardiolas mbylli ndeshjen.
Bernardo Silva pasoi te Gabriel Jesus i cili shënoi për 3-0.
Krejt çka bëri Swensea ishte një gol i shënuar nga fundi me Morgan Whittaker për 3-1.
Manchester City me këtë fitore kalon në çerekfinale të FA Kupës. /Telegrafi/

















































