Manchester United ka pasur fat në short, pasi në çerekfinale do të luaj me skuadrën më të lehtë të mundshme në letër.

Djajtë e Kuq do të përballen me gjigantin danez Copenhagen në kuadër të çerekfinales.


Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer synon kalimin në gjysmëfinale pasi janë edhe ndër favoritët kryesor për ta fituar trofeun.

Kujtojmë që për shkak të pandemisë Covid-19, nuk do të ketë ndeshje kthyese dhe takimi luhet në Gjermani.

Manchester United vs Copenhagen 2

Më poshtë ju sjellim edhe formacionet e mundshme të dy skuadrave për këtë sfidë të rëndësishme e cila fillon nga ora 21:00.

Formacionet e mundshme: Manchester United (4-2-3-1): Romero; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Williams; Matic, Pogba; Greenwood, Fernandes, Rashford; Martial

Copenhagen: (4-2-3-1): Johansson; Varela, Nelsson, Bjelland, Boilesen; Zeca, Stage; Pep Biel, Wind, Falk Jensen; Kaufmann

/Telegrafi/

telegrafi sport app