Një ndeshje emocionuese dhe e mbushur me kthesa u zhvillua sot në Emirates Stadium, ku Manchester United arriti të triumfojë si mysafir 3-2 ndaj Arsenalit në një përballje dramatike të javës së 23-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. Arsenal filloi fuqishëm, duke kaluar në avantazh në minutën e 29-të përmes një autogoli të Lisandro Martinez, por Manchester United reagoi shpejt.


Në minutën e 37-të, Bryan Mbeumo barazoi shifrat, duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes së Arsenalit.

telegrafi.com

Në pjesën e dytë, skuadrat treguan lojë sulmuese dhe strategji ndryshimesh. Patrick Dorgu kaloi United në avantazh 2-1 në minutën e 51-të, me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, ndërsa Mikel Merino barazoi përsëri për Arsenalin në minutën e 84-të pas një devijimi në zonë.

Por drama nuk përfundoi këtu. Në minutën e 87-të, Matheus Cunha realizoi një gol fantastik për Manchester United, duke shfrytëzuar një pasim të saktë të Kobbie Mainoo dhe duke çuar rezultatin përfundimtar në 3-2.

ImageMe këtë fitore, Manchester United merr tre pikët dhe del në pozitën katërtë me 38 pikë, ndërsa Arsenali mbetet lider me 50 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app