Manchester United i gatshëm të shesë pesë lojtarë në afatin kalimtar të janarit
Manchester United do të dëgjojë ofertat që vijnë në drejtim të tyre për disa lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Burime brenda klubit anglez kanë raportuar se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shesin lojtarë si Raphael Varane, Casemiro, Anthony Martial, Jadon Sancho dhe Donny Van de Beek.
Rregullat e fair-play financiar e kanë detyruar Unitedin që të bëhet më aktiv sa i përket shitjes së lojtarëëve, ani pse brenda klubit kanë insistuar se asnjë lojtarë nuk do të detyrohet të largohet dhe Ten Hag nuk dëshiron që të bëjë shitje të cilat do ta dobësonin skuadrën.
Pas zbritjes së dhjetë pikëve për Evertonin për shkak të thyerjes së rregullave financiare, figura të shquara brenda klubit kanë mbetur të befasuar nga shuma marramendëse që Chelsea ka shpenzuar gjatë janarit.
United nuk pret ndonjë eksod masiv të largimeve gjatë muajit të ardhshëm, por ka vendosur që të paralajmërojë klubet se janë gati të shesin disa lojtarë tani dhe gjatë afatit kalimtar veror.
Varane dëshiron të qëndrojë tek United, por mund të ndërrojë mendje së shpejti për shkak të mungesës së minutazhës. Francezi ka startuar në vetëm një ndeshje nga 13 të luajtura në total.
Ten Hag konfirmoi më herët gjatë këtij muaji se Van De Beek është i lirë që të largohet ndërsa situata e Sanchos mbetet e njëjta, që prej pezullimit të tij më 3 shtator.
Tekniku holandez ka thënë se Sancho duhet të kërkojë falje në rast se dëshiron rikthimin në ekip, por një gjë e tillë duket e vështirë se do të ndodhë, andaj largimi i tij po konsiderohet i pashmangshëm.
Ndërkohë rënia e nivelit të lojës nga Casemiro, siç duket e ka bindur klubin që të shikojë për alternativa të tjera në treg dhe ta shesë atë.
Braziliani momentalisht është duke vuajtur nga një lëndim dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të paktën deri në Krishtlindje.
Martial në anën tjetër nuk ka arritur të luajë një ndeshje të plotë në Ligën Premier që nga janari i vitit 2021, kështu që United do ta lirojë atë gjatë verës./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City
Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re