Manchester United fiton përballjen direkte ndaj Aston Villas
Manchester Unitedi ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Aston Villas, në kuadër të xhiros së 30-të në Ligën Premier.
“Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat bindës 3-1, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.
Unitedi krijoi dy aksione të bukura në pjesën e parë përmes Diallos dhe Dalot, por të dy dështuan t’i finalizojnë.
Ishte Casemiro që shënoi me kokë pas harkimit të Bruno Fernandes për t’i kaluar vendasit në epërsi (53’).
Sidoqoftë, Villa arriti të kthehet në lojë përmes Ross Barkley që shënoi një gol fantastik (64’).
Mirëpo, Man Unitedi nuk u dorëzua dhe e riktheu menjëherë epërsinë përmes Matheus Cunha, që u asistua nga sërish nga Fernandes (71’).
Kurse, fitoren e vulosi Benjamin Sesko me një gol të bukur nga afërsia (81’).
Me këtë fitore, Unitedi shkon në kuotën e 54 pikëve ndërsa Villa qëndron në pozitën e katërt me 51 sosh./Telegrafi/




























