Man City – Liverpool: Formacionet e mundshme, statistikat kyçe, situata me lëndime dhe parashikimi

Manchester City do të presë Liverpoolin në “Etihad” sot (e shtunë), duke kërkuar të rrisë epërsinë në krye të tabelës.
Liverpool është vetëm një pikë larg liderit të Ligës Premier, Manchester Cityt dhe ata do të kërkojnë të ngjiten në krye të tabelës me një fitore.
Të dyja ekipet kanë kualitet të jashtëzakonshëm andaj pritet që të zhvillohet një ndeshje e ashpër.
Liverpool ka bërë mirë kundër Manchester Cityt kohët e fundit dhe është i pamposhtur në katër nga gjashtë takimet e fundit kundër kampionëve në fuqi. Kjo ka të ngjarë të jetë një garë e barabartë në formën aktuale dhe do të jetë interesante të shihet se kush do të dalë në krye në fund të takimit.
MANCHESTER CITY:
Kampionët e Ligës Premier nuk do të jenë në gjendje të llogarisin në shërbimet e De Bruyne, Kovacic, Stones dhe Nunes për këtë përballje për shkak të lëndimeve.
City me shumë mundësi do të luajë përsëri me skemën e zakonshme 3-4-2-1 me Ederson në portë, teksa Kyle Walker pritet të startojë për të formuar treshen në mbrojtje së bashku me Ruben Dias dhe Josko Gvardiol.
Phil Foden dhe Jeremy Doku do të luajnë si mesfushor krahu, ndërsa Rodri pritet që të luajë në qendër të mesfushës së bashku me Manuel Akanjin.
Julian Alvarez dhe Bernardo Silva do të luajnë si mesfushor më të avancuar ndërsa Erling Haaland do të udhëheq linjën e sulmit për “Qytetarët”.
Formacioni i mundshëm (3-4-2-1): Ederson; Walker, Dias, Gvardiol; Foden, Rodri, Akanji, Doku; Alvarez, Silva; Haaland
LIVERPOOL:
Tek Liverpooli mungesa për këtë takim do të jenë Thiago Alcantara, Andy Robertson dhe Stefan Bajcetic.
“Të Kuqtë” pritet t’i qëndrojnë besnik skemës 4-3-3 me Alisson Becker në portë, Alexander-Arnold dhe Kostas Tsimikas si mbrojtës krahu, ndërsa në qendër partner i Van Dijk në këtë takim pritet të jetë Ibrahima Konate.
Mac Allister do të luajë si mesfushor defanziv ndërsa Szoboszlai dhe Gravenberch do të përkujdesen për të shtuar kreativitet në lojën e ekipit.
Ndërkohë në fazën e sulmit pritet të startojë treshja Diaz-Nunez-Salah me Diogo Jotan dhe Cody Gakpon që do ta nisin nga banka rezervë, por me shpresën për të lënë gjurmë në pjesën e dytë.
Formacioni i mundshëm (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Szoboszlai, Mac Allister, Gravenberch; Salah, Nunez, Diaz
STATISTIKAT KRYESORE:
Liverpool është i pamposhtur në 22 nga 23 ndeshjet e fundit në Premier League.
24 gola janë shënuar në gjashtë takimet e fundit mes këtyre dy skuadrave.
Liverpool është i pamposhtur në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Manchester Cityt.
Manchester City është i pamposhtur në katër ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
LOJTARI QË DUHET NDJEKUR: ERLING HAALAND
⚽️ Erling Haaland has scored as many goals as Manchester United (13) in the Premier League this season pic.twitter.com/A2iVwYTmLp
— WhoScored.com (@WhoScored) November 23, 2023
Sulmuesi norvegjez ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar tre asistime në 12 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon. Ai do të kërkojë të përfitojë nga dobësitë në fazën e mbrojtjes të Liverpoolit, veçanërisht në mungesë të Andreë Robertson.
23-vjeçari është rikuperuar në kohë nga lëndimi që pësoi gjatë pushimit me kombëtare për të qenë i gatshëm për ndeshjen më të madhe të sezonit deri më tani dhe Manchester City do të varet nga ai për të gjetur një mënyrë për të shënuar në portën e Alisson.
Parashikimi: Manchester City 3-2 Liverpool
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri