Manchester City përmbys Newcastle United dhe kalon në çerekfinale të FA Cup

Manchester City ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të FA Cup pasi mposhti Neëcastle United me rezultat 3-1 në ndeshjen e fazës së 1/8-ës.
Takimi nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 18-të. Sandro Tonali dha një pasim të shkëlqyer për Harvey Barnes, i cili depërtoi në zonë dhe realizoi një goditje të fuqishme në këndin e sipërm të portës për rezultatin 1-0.
Megjithatë, reagimi i mysafirëve nuk vonoi shumë. Në minutën e 39-të, Savinho mori një pasim perfekt në thellësi, doli i vetëm përballë portierit dhe shënoi me një goditje të ulët për të barazuar rezultatin në 1-1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Manchester City mori kontrollin e lojës. Në minutën e 47-të, Matheus Nunes shërbeu bukur për Omar Marmoush, i cili brenda zonës ishte i pambuluar dhe realizoi për përmbysjen 2-1.
🇪🇬🩵 pic.twitter.com/XrTmZy8cLx
— Manchester City (@ManCity) March 7, 2026
City vazhdoi të ushtrojë presion dhe në minutën e 65-të vulosi fitoren. Sërish protagonisti ishte Omar Marmoush, i cili këtë herë goditi nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës për rezultatin përfundimtar 301, pas asistimit të Matheus Nunes.
Me këtë fitore, Manchester City siguron një vend në çerekfinalet e FA Cup, ndërsa Neëcastle eliminohet nga gara./Telegrafi/





















































