Manchester City paguan klauzolën dhe siguron shërbimet e Nico Gonzalez

Fillimisht u refuzuan, por Manchester City u rikthye sot me një ofertë të re në drejtim të Portos për Nico Gonzalez.
Mesfushori spanjoll ka shkëlqyer me Porton viteve të fundit që nga transferimi prej Barcelonës dhe është bërë një nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.
City ofroi 50 milionë euro, ofertë që është hedhur poshtë nga Porto.
Megjithatë kampionët e Anglisë kanë vendosur ta paguajnë klauzolën e tij prej 60 milionë eurove.
Fabrizio Romano ka konfirmuar se Nico është lejuar nga Porto që të udhëtojë drejt Anglisë për teste mjekësore dhe të nënshkruar kontratën.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































