Manchester City ka shënuar fitore ndaj Evertonit si mysafir me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 19-të të Ligës Premier.

Qytetarët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar dy herë me Julian Alverez, por që në të dyja rastet Jordan Piscford priti gjuajtjen e tij.


Në anën tjetër, në rastin e parë, Everton arriti të shënojë, ku Dwight McNeil asiston te Jack Harrison i cili shënoi për 1-0.

https://twitter.com/Collinsinho2000/status/1740112165175005366

Me të filluar pjesa e dytë, Phil Foden me një gjuajtje të fortë nga distanca arriti të shënojë për 1-1.

https://twitter.com/3rubengoat/status/1740122539148386635

Në minutën e 64-të, Julian Alvarez shënoi për 2-1 nga penalltia për t’i dhënë epërsinë Man Cityt.

Para se të mbyllej koha e rregullt, Bernardo Silva shënoi për 3-1, duke ia siguruar fitoren skuadrës së Pep Guardiolas.

https://twitter.com/3rubengoat/status/1740131058300158442

Deri në fund edhe pse kishte raste të tjera, Man City arriti të marr fitoren e 11-të sezonale, duke shkuan në pozitën e katërt me 37 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app