Manchester City hoqi dorë nga blerja e lojtarit më të kërkuar në këtë verë - shkak çmimi i lartë i kërkuar

Manchester City duket se do të heq dorë nga transferimi i lojtarit të kombëtares gjermane, Florian Wirtz, raporton BBC.
Konkretisht, pas kontakteve fillestare, Man City beson se transferimi është shumë i shtrenjtë dhe do të përqendrohet në qëllime të tjera.
Morgan Gibbs-White mbetet në listën e dëshirave për pozicionin e numrit dhjetë, ndërsa Tijjani Reijnders është objektivi prioritar i Man Cityt për pozicionin e numrit tetë.
Përveç Man Cityt, edhe Bayern Munich, Liverpool dhe Real Madrid kanë shprehur interes për Wirtz, duke e bërë atë lojtarin më të kërkuar të verës së ardhshme.
Vlera e tregut të mesfushorit sulmues të Leverkusenit vlerësohet në 140 milionë euro.
Pesë vjet më parë, Wirtz u transferua në ekipin e parë të Bayer Leverkusen nga divizioni junior i këtij klubi gjerman, dhe në sezonin aktual ai grumbulloi 16 gola dhe 15 asiste në 45 paraqitje.
Ai debutoi për ekipin kombëtar gjerman në vitin 2021 dhe që atëherë ka bërë 29 paraqitje në të cilat ka shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/























































