E ardhmja është digjitale kurse Ballkani Perëndimor duhet të përparojë bashkë me Bashkimin Evropian kah digjitalizimi, thanë pjesëmarrësit e Kuvendit Digjital në Sofje ku Komisioni Evropian zyrtarisht filloi me agjendën digjitale në Ballkanin Perëndimor qëllimi i te cilës është të udhëzojë rajonin kah ekonomia digjitale.
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski shprehi kënaqësi që agjenda digjitale është agjendë e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Transformimi digjital është rrugëtim, dhe nuk është një gjë që e bën njëherë e përgjithmonë. Të gjithë duhet të punojmë në këtë fushë dhe ashtu si thoni ju, bashkërisht në mënyrë digjitale mundemi të jemi më të fortë”, deklaroi Mançevski.
Euro Komisionerja për ekonomi digjitale dhe shoqëri Maria Gabriel, në hapjen tha se digjitalizimi nuk njeh kufi, rajone dhe kontinente, dhe se digjitalizimi është sinonim për mundësi dhe se secili duhet përfshirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi është që të sigurojmë qytetarët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor të munden t’i gëzojnë të mirat e shpejtësisë digjitale dhe transformimit digjital. Angazhimi i agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor do të garantojë se qytetarët do t’i kenë njohuritë të përgjigjen në kërkesat e ekonomisë së re dhe do të ndihmojë në modernizimin e administratës publike, përforcimit të sigurisë kibernetike, dhe kushte më të mira për biznes deklaroi Gabriel.
Agjenda digjitale për Ballkanin Perëndimor parasheh 30 milionë euro përmes grandeve të BE-së për projekte për përfshirje më të madhe, përforcimit të sigurisë kibernetike dhe besimin e qytetarëve në teknologjinë digjitale, pëkrahje në zhvillimin e e-Qeverisë, e-Prokurorimeve, e-Shëndetësi dhe përforcimit të aftësimi digjital të qytetarëve./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit