LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Këtë javë do të del raporti për punësimet dhe për numrin e administratës publike

Mançevski: Këtë javë do të del raporti për punësimet dhe për numrin e administratës publike

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski sot paralajmëroi se gjatë kësaj jave Qeveria do të dalë me raport të hollësishëm për të gjitha punësimet në Qeverinë e re, por edhe për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik.

“Gjatë kësaj jave, shumë më shpejt nga afati i paraparë do të parashtrojmë informacion të hollësishëm për të gjitha punësimet. Do të shihet se krijohet famë rreth diçkaje që absolutisht është në pajtim me ligjin dhe nuk ekziston asnjë punësim i madh, por gjithashtu do të dalim edhe me informacion të hollësishëm për të gjitha punësimet e kundërligjshme, mijëra punësime të kundërligjshmesh në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve parlamentare deri në krijimin e Qeverisë së re, si dhe me raport shumë të hollësishëm për, mund të them, mashtrim rreth numrit të përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik”, deklaroi ministri Mançevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë promovimit të investimit të ri në InPlayer.


Lidhur me vendosjen e kuadrove të reja në pozita kyçe në pushtet, tha se ka kohë të mjaftueshme dhe se ajo që e bën Qeveria e re është t’i vendosë kuadrot përkatëse, e jo siç tha, vendosjen e dhunshme të kuadrove në pozita të caktuara, njofton AIM.

“Ajo që për dallim nga qeveria paraprake e bëjmë, nuk ndodh në një ditë me vendosje të dhunshme të kuadrove në pozita të caktuara, por vërtet i gjejmë njerëzit përkatës të cilët duhet t’i përmbushin kushtet përkatëse që të munden në mënyrë përkatëse të përgjigjen në detyrat. Por absolutisht nuk pres asnjë problem dhe kjo shumë shpejt do të përfundohet”, tha Mançevski.

Sqaroi se bëhet fjalë për proces në të cilin të gjithë partnerët e koalicionit në Qeveri të gjejnë kuadro përkatëse për pozitë përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori