LAJMI I FUNDIT:

Manastir, nxënësit shqiptarë ndjehen të stigmatizuar

Manastir, nxënësit shqiptarë ndjehen të stigmatizuar
Foto: Ilustrim

Në oborrin e Shkollës fillore “Goce Dellçev” të Manastirit nxënësit luajnë në grupe të ndara. Ndonëse qyteti i bashkon, ata i ndan gjuha. Disa prej tyre i thonë Manastir dhe disa të tjerë e quajnë Bitola. Nxënësit shqiptarë, të cilët takuam na thanë se ndihen të stigmatizuar nga bashkëmoshatarët e tyre.

“Po sepse jemi shqiptarë dhe flisnim shqip e ata në maqedonisht na shanin. Na thoshin pse ju flisni shqip kur duhet të flisni maqedonisht. Na thoshin fjalë të këqija për shqiptarët. Por, motra ime i tha nuk kanë të keq shqiptarët, jemi më të mirët.”

Janë shumë afër, por nuk rrinë bashkë. Nxënësit maqedonas që folëm thanë se nuk kanë probleme.


“Shoqërohemi ndonjëherë, nëse i takojmë diku jashtë shkollës apo nëpër kafene dalim e shëtisim. Nga klasa e katër ka pasur raste, nëse ata duan të bëjnë të fortit atëherë po, nëse ata e nisin sherrin të parët atëherë ne reagojmë.”

Ndërsa, këtyre nxënësve iu pengon gjuha e njëri-tjetrit, posa të bie zilja, të gjithë së bashku hynë në klasë për të mësuar gjuhën gjermane.

Nga drejtoria e shkollës thonë se nuk kanë probleme ndërmjet nxënësve në baza etnike dhe se mësimi zhvillohet normalisht.

“Vështirësi sa i përket procesit edukativo-arsimorë nuk kemi, por numri i nxënësve është në rënie jo vetëm në Manastir por në të gjithë shtetin. Por, sërish në këtë shkollë mbeten 37 paralele, nuk ka zvogëlim të numrit të paraleleve, prej tyre 13 paralele mësojnë në gjuhën shqipe- thotë Biljana Stojkovska, Drejtoreshë.

Kjo arsimtare thotë se pavarësisht cila është gjuha amtare e nxënësve, ata parapëlqejnë të mësojnë gjuhët e huaja, mbase sipas saj, prindërit e tyre synojnë emigrimin.

” Mirëpo jemi diku 240 nxënës në paralelet shqipe, në krahasim me paralelet maqedonase ata janë 80 nxënës më tepër, por në përgjithësi numri i nxënësve është në rënie nga të dyja palët. Mendoj se shkaku është shpërngulja, dalja nga kjo shkollë më së tepërmi bëhet për të dalë jashtë shtetit- thotë Amide Xhemajli, Arsmitare.

Këta fëmijë që kanë mbetur në shkollë, ndonëse në gjuhë të ndryshme thonë të njëjtin mesazh./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori