LAJMI I FUNDIT:

Manastir, një gjinekologe e papunësuar ka kryer ndërhyrje cezariane në lindjen e një foshnje

Manastir, një gjinekologe e papunësuar ka kryer ndërhyrje cezariane në lindjen e një foshnje

Një gjinekologe, shtetase e Serbisë, më 1 janar është paraqitur në sallën e operacionit në Spitalin klinik në Manastir, pasi që këtë e ka lejuar bashkëshorti i saj i cili është i punësuar në këtë spital. Pa licencë adekuate për punë, ka kryer ndërhyrje cezariane. Jozyrtarisht TV21 mëson se bëhet fjalë për foshnjën e parë të vitit 2021 në Manastir.

“A.B. (33) nga Beograd, R. Serbia, bashkëshorte e të denoncuarit të parë, për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim për kryerjen e veprës penale “prezantimit të rrejshëm si mjek” në bazë të nenit 209 dhe veprës penale “Mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” në bazë të nenit 206 nga Kodi penal i RM”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.


MPB ngriti kallëzime penale edhe për dy gjinekologët që kanë qenë në punë atë ditë. Kjo ka ndodhur më 1 janar të vitit 2021 kur në Manastir ndodhi “baby boom” përkatësisht kanë lindur 10 foshnja, prej të cilave 8 në spitalin klinik.

Drejtoresha e spitalit tha se gjinekologët janë suspenduar.

“Për dy të punësuar si operatorë përgjegjës në sallë dhe mjekë kujdestarë , është sjellë vendim për largim të përkohshëm nga puna, për shkak të procedurës së filluar disiplinore me qëllim që të mos pengohet procesi i procedurës së Komisionit disiplinor”, deklaroi Biljana Gagaçovska – Drejtoreshë e Spitalit Klinik në Manastir.

Pas përfundimit të intervenimit, i denoncuari i parë në ditarin e operacioneve ka vendosur të dhënë të pavërtetë, përkatësisht në grafën – të dhëna për të punësuarit, i ka vendosur të dhënat e veta dhe të dhënat e të denoncuarit të dytë, ndërsa nga ditari i vjetër i ndërhyrjeve i ka hequr faqet në të cilat e denoncuara e tretë i ka shkruar ndërhyrjet e bëra më 01.01.2021.

Familja e kënaqur me ndërhyrjen kirurgjike, rastin nuk e ka denoncuar, ndërsa policia për këtë ka marrë informacione nga kolegë të gjinekologëve, të cilët në po ashtu kanë qenë në punë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori