LAJMI I FUNDIT:

Manaj pret në takim Shefin e Misionit të EULEX-it, flasin për procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur

Manaj pret në takim Shefin e Misionit të EULEX-it, flasin për procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj priti në takim Shefin e EULEX-it , Lars – Gunnar Wigermark, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin mes tyre në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, si dhe për regjistrin qendror të personave të zhdukur dhe bashkëpunimin me Serbinë në lidhje me çështjen e personave të pagjetur.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për medie, kur po ashtu thuhet se Wigermark tha se do të vazhdohet me përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.

“Gjatë takimit, krahas diskutimit dhe vlerësimit të bashkëpunimit të deritanishëm, u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, si dhe për regjistrin qendror të personave të zhdukur dhe bashkëpunimin me Serbinë në lidhje me çështjen e personave të pagjetur. Kryesuesi i Komisionit, krahas vlerësimit dhe shprehjes së mirënjohjes për bashkëpunimin dhe angazhimin e deritanishëm në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, shprehi  gatishmërinë edhe për vazhdim të bashkëpunimit të mëtejmë në përpjekjen për zbulimin e fatit të personave të pagjetur”, thuhet në komunikatë.


Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj, gjatë këtij takimi ishte i shoqëruar edhe nga Kryetari i Delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur, Ibrahim Makolli dhe Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara.

Kurse, Shefi i EULEX-it , Lars – Gunnar Wigermark, ishte i shoqëruar edhe nga zyrtarët e EULEX-it, Daniele Pancheri dhe Melinda Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori