LAJMI I FUNDIT:

Man Utd vendos përfundimisht për Garnachon, ia cakton edhe çmimin argjentinasit

Man Utd vendos përfundimisht për Garnachon, ia cakton edhe çmimin argjentinasit

Alejandro Garnacho do të largohet nga Manchester United pas pesë viteve qëndrim në Old Traford.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua klubit anglez në Akademi në vitin 2020, derisa po kalon sezonin e tretë në ekipin e parë.

Por ardhja e teknikut portugez Ruben Amorim ka bërë që gjasat e Garnachos për qëndrim në Old Traford të zbehen.


Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri
Lexo po ashtu Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri

Amorim nuk e ka në plane anësorin argjentinas dhe i ka bërë të qartë që të gjej një skuadër të re.

Manchester United janë të vendosur për shitjen e Garnachos, por vetëm nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurove.

Atletico Madrid mbetet favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij, pasi mes klubit spanjoll dhe lojtarit ka një marrëveshje.

Ruben Amorim i shqipton ‘dënimin’ Garnachos pas incidentit në sfidën ndaj Ipswich Town
Lexo po ashtu Ruben Amorim i shqipton ‘dënimin’ Garnachos pas incidentit në sfidën ndaj Ipswich Town

Gjithsesi Djajtë e Kuq duan ofertën e duhur për ta lënë të lirë yllin e tyre dhe në verë presin që sërish Chelsea dhe Napoli të rikthehen në garë për argjentinasin.

20-vjeçari ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare deri më tani me fanellën e United në të gjitha garat, derisa ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

La Liga
Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Ndërkombëtare
A është ky goli më i mirë i vitit? Talisca hedh kandidaturën për çmimin ‘Puskas’

A është ky goli më i mirë i vitit? Talisca hedh kandidaturën për çmimin ‘Puskas’

Ligat tjera
Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Ndërkombëtare
Një rikthim, tri mungesa – Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për sfidën ndaj Arsenalit

Një rikthim, tri mungesa – Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për sfidën ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Agjenti i sulmuesit ‘vdekjeprurës’ do të jetë prezent në ndeshjen mes Arsenalit dhe Real Madridit

Agjenti i sulmuesit ‘vdekjeprurës’ do të jetë prezent në ndeshjen mes Arsenalit dhe Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori