Dyshja e Brighton, Alexis Mac Allister dhe Moises Caicedo janë në radarin e Manchester United për afatin kalimtar të verës.

Sipas mediumit The Telegraph, dyshja e mesfushës së Brighton janë duke u konsideruar seriozisht te Unitedi.


Trajneri i United, Erik ten Hag e sheh dyshen si mbulesë ideale për dyshen e tij titullare Casemiro dhe Christian Eriksen.

caicedo mac allister

Ka sugjerime që Unitedi do të duhet të ndajë plotë 150 milionë funte apo 170 milionë euro për të nënshkruar dyshen e Brightonit.

Caicedo iu ofrua Unitedit kur ishte ende me Independiente della Valle të Ekuadorit për më pak se 10 milionë funte, por ata ishin konfuz dhe nuk e pranuan.

Ndërkohë, Mac Allister së fundmi tha se i pëlqen të luajë në Ligën Premier dhe nuk ka ndonjë preferencë rreth ndonjërit prej klubeve të mëdha. /Telegrafi/

telegrafi sport app