LAJMI I FUNDIT:

Man United kontaktoi me trajnerin e njohur nga Bundesliga por ai i refuzoi menjëherë

Man United kontaktoi me trajnerin e njohur nga Bundesliga por ai i refuzoi menjëherë

Manchester United ka kontaktuar me një prej trajnerëve më të dalluar në Gjermani pasi ata po konsiderojnë të ardhmen e Erik Ten Hag këtë verë sipas një raportimi të ri.

Dukej se gjithçka kishte marrë fund për teknikun holandez pasi ai regjistroi sezonin më të dobët në histori të klubit në Ligën Premier.

Në fakt, vetëm 24 orë para finales së FA Cup, ishte raportuar se holandezi do të shkarkohej nga posti i trajnerit edhe në rast se arrin ta fitojë atë.


Trajneri i Fulhamit, Marco Silva ishte takuar me drejtuesit e Unitedit para finales së FA Cup, ndërsa kontakte pati edhe me Mauricio Pochettinon, Thomas Frank dhe Kieran McKenna.

Por tani pas disa muajsh monitorim të trajnerëve të ndryshëm, një emër i ri është zbuluar.

Është raportuar se ‘Djajtë e Kuq’ kanë biseduar me trajnerin e Stuttgartit, Sebastian Hoeness për të parë nëse ai është i hapur për ta zëvendësuar Ten Hagun.

Kjo sipas gazetarit të BILD, Christian Falk, i cili tha se pronarët e Unitedit ishin të etur për të ditur nëse 42-vjeçari është i gatshëm për të kaluar në Angli.

Hoeness sidoqoftë e refuzoi kërkesën e tyre pas një sezoni fantastik në ‘Neckarstadion’ aty ku Stuttgarti arriti që ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ish-mesfushori i Hertha Berlinit arriti ta transformojë Stuttgartin nga një ekip që rrezikonte rënien nga Bundesliga tek një që kualifikohet në Ligën e Kampioënve dhe i bën konkurrencë Bayernit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori