Man City synon trajnerin e Chelseat, si pasues të mundshëm të Guardiolës

Sipas raportimeve të David Ornstein, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, po shfaqet si një kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Manchester City në rast se Pep Guardiola largohet në verën e ardhshme.
Burime pranë klubit sugjerojnë se ka një pritshmëri në rritje se sezoni aktual mund të jetë i fundit i Guardiolës te City, me një vendim që pritet të merret drejt fundit të kampionatit.
Klubi po përgatit plane emergjente për këtë skenar.

Maresca, i cili ka punuar më parë te City në ekipet e të rinjëve, duke përfshirë edhe fitimin e titullit në Ligën Premier 2 me ekipin U23 në sezonin 2020-21 dhe si asistent i Guardiolës në sezonin 2022/23, ka ende mbështetës të fortë brenda hierarkisë së klubit.
Ai konsiderohet një kandidat kryesor në rast se lirohet vendi i trajnerit, megjithatë nuk është i vetmi që po shqyrtohet.

Guardiola firmosi një kontratë të re në nëntor 2024, e cila skadon në qershor 2027, duke i dhënë kohë të dyja palëve për të vendosur për të ardhmen.
Sipas raportimit të The Athletic, më shumë se 100 akuza të ngritura ndaj Cityt në Ligën Premier, të cilat klubi i mohon me forcë, nuk kanë ndikim në situatën e Guardiolës. /Telegrafi/














































