Manchester City i është kthyer menjëherë fitoreve në Ligën Premier pas barazimit ndaj Arsenalit, duke mposhtur në shtëpi Burnley.

“Qytetarët” zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat 5:1, sfidë ku fytyra tragjike e mysafirëve padyshim ishte Esteve që realizoi dy autogola.


Pas vetëm 12 minutave lojë, Maxime Esteve në përpjekje për ta larguar topin aksidentalisht e vendosi në rrjetë për t’i dhënë epërsinë vendasve.

Burnley me një kundëraksion e befasoi Cityn, ku Jaidon Anthony shënoi pas asistimit të Hartman (38’).

Megjithatë, City ishte më e mirë në pjesën e dytë. Erling Haaland asistoi për Mathues Nunes i cili me një goditje të bukur e riktheu epërsinë (61’).

Ndërsa, vetëm pesë minuta më vonë, Esteve shënoi sërish autogol për epilogun 3-1 (65’).

Fitoren e Cityt në fund e vulosi Haaland me dygolësh në kohën shtesë (90', 90+4').

Man City pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e pestë me 10 pikë ndërsa Burnley renditet në pozitën e 17-të me katër sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app