Southampton arriti të mposht Manchester Cityn me rezultat 2-0 për të kaluar në gjysmëfinale të EFL Cup me golat e shënuar nga Sekou Mara dhe Moussa Djenepo.

Ishte një duel mes skuadrës së fundit të Ligës Premier dhe kampionit aktual.


Skuadra e Pep Guardiolës e kishte topin në këmbë në 72 për qind të kohës, por kishte vetëm shtatë goditje në portë për Southampton.

0 GettyImages 1455816165

Fakti shkatërrues për Man Cityn është se asnjë nga këto përpjekje nuk shkoi në portën e kundërshtarëve, një gjë e rrallë që nuk është parë që nga prilli 2018.

Man City në atë ndeshje humbi nga Liverpooli me rezultat 3-0 dhe deri të hënën ishte ndeshja e fundit në të cilën lojtarët e Guardiolas nuk gjuanin në portë.

0 Southampton v Manchester City Carabao Cup Quarter Final

Që atëherë, kanë kaluar 1743 ditë dhe 275 ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app