Manchester City ka përfituar nga gabimi i Arsenalit për t’iu afruar në vetëm dy pikë pas fitores ndaj Newcastle United.

“Qytetarët” i arkëtuan pikët e plota në “Etihad” falë një fitore 2-1, ku e tërë vëmendja doli të jetë te talenti O’Reilly.


Nico O’Reilly e finalizoi asistimin e Marmoush për ta zhbllokuar epërsinë pas 14 minutave lojë.

Newcastle arriti të kthehet në lojë përmes Leëis Hall pas asistimit të Ramsey (22’).

Sidoqoftë, vetëm pesë minuta më vonë O’Reilly e riktheu epërsinë pas asistimit të Haalandit (27’).

Mysafirët në fakt gjetën edhe një herë rrugën drejtë rrjetës, por që goli i Dan Burn u anulua për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, Man City tani shkon në kuotën e 56 pikëve, dy më pak se lideri Arsenal kurse Newcastle zë pozitën e 10-të me 36 sosh./Telegrafi

telegrafi sport app