Manchester City ka triumfuar 2-0 përballë Leicesterit në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Pas vetëm dy minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me golin e Jack Grealish, që u asistua nga Savinho.


Për të dyfishuar epërsinë e vendasve u përkujdes Omar Marmoush (29’), duke realizuar një gol të bukur.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën portat mbetën të paprekura.

Manchester City vazhdoi të dominonte edhe në 45 minutat e dytë, por që nuk arritën të gjenin hapësira në mbrojtjen e Dhelprave.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ia doli të arkëtonte tri pikë, për t’u kthyer në vendin e katërt me 51 pikë.

Në javën e 31-të, kampioni në fuqi i Ligës Premier do të përballet me rivalin lokal, Manchester Unitedin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app