Manchester Unitedi ka arritur të fitojë në udhëtim te Manchester City me rezultat 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 16-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë arritur të shkaktojnë befasi duke shënuar fitore të madhe në Etihad ndaj rivalit të madh lokal, Cityt.


Golat në këtë takim u shënuan nga Nicolas Otamendi (85') për vendasit dhe Marcus Rashford (23') e Anthony Martial (29') për mysafirët.

Lojtarët më të vlerësuar të kësaj ndeshje ishte Martial dhe Aaron Wan-Bissaka që u notuan me 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për John Stones, i cili u vlerësua me notë 5.9.

Man City:

notat mutd e1575747296469

Man Utd:

notat mutd 1 e1575747341518

/Telegrafi/

telegrafi sport app