LAJMI I FUNDIT:

Malta, destinacioni i radhës i punësimit të shoferëve të Maqedonisë

Malta, destinacioni i radhës i punësimit të shoferëve të Maqedonisë

Shoferë nga Maqedonia po japin dorëheqje nga vendet e tyre të punës për t’u nisur drejt Maltës, si një destinacion i ri për punësim.

Sipas portalit SDK, dhjetë shoferë të NP “Shkupi” tashmë janë tërhequr, kurse dorëheqje kanë paralajmëruar edhe 18 të tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Krisitjan Çushkov, drejtor i kësaj ndërmarrje publike transportuese thotë se disa të punësuar kanë dhënë dorëheqje, por kjo nuk shkakton problem për funksionimin e transportit publik.

Ai ka konfirmuar se dorëheqjet jepen për shkak të mundesisë së punës në Maltë, në transportin publik të këtij vendi.

Për në Maltë pritet të nisen rreth 60 shoferë, kurse kësaj i ka paraprirë një konkurs publik./Telegrafi/