Malisheva po humb thellë në Islandë pas 45 minutave të parë

Malisheva e ka mbyllur pjesën e parë në mënyrë të tmerrshme, duke pësuar pesë gola nga Vikingur Reykjavik në raundin parakualifikues në Ligën e Konferencës.
Klubi kosovar nuk arriti të mbahej në 45 minutat e parë, ndërsa ndeshja e parë e ka humbur 1-0.
Pas vetëm 11 minutash lojë, Nikolaj Hansen realizoi për 1-0 me asistimin e Daniel Hafsteinsson.
Dhjetë minuta më vonë, sërish kjo dyshe kombinuan, për rezultatin 2-0.
Kur kaluan 29 minuta lojë, Oliver Ekroth realizoi golin e tretë për Vikingurin, duke demoralizuar lojtarët e Malishevës.
Në minutën e 36-të, Hansen kompletoi het-trikun e tij, për rezultatin 4-0.
Malishevasit pësuan edhe golin e pestë, kur Daniel Hafsteinsson (42') realizoi për 5-0 - ndërsa rezultati i përgjithshëm është 6-0.
Duket se 45 minutat e dytë do të jenë formal, pasi Malisheva nuk ka më shpresa për të bërë ndonjë befasi. /Telegrafi/













































