Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të mjekut dëshmor, Dr. Shpëtim Robaj, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij.

Dr. Robaj, i cili shërbente si mjek dhe kontribuoi në shëndetin e komunitetit, dha jetën për lirinë e vendit, përcjell Telegrafi.




Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë mban sot me krenari emrin e tij, duke nderuar veprën dhe sakrificën e tij.

Kryetari Kastrati theksoi se emri dhe kontributi i Dr. Robajt do të mbeten të paharrueshëm në kujtesën e qytetarëve dhe do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat e rinj.

“Lavdi dëshmorit Dr. Shpëtim Robaj dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, tha Kastrati. /Telegrafi/