Malësori pas vdekjes së Shemit: Çdo ditë e më shumë po varfërohemi, po largohen nga kjo botë njerëz të mëdhenj

Këngëtari Malësor Prënkoçaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.
Përmes një postimi, ai ka shprehur dhimbjen për humbjen e një artisti që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare.
“Lamtumirë Shemi. Për çdo ditë e më shumë po varfërohemi, sepse po na largohen nga kjo botë personalitete e njerëz të mëdhenj që lanë gjurmë e kontribut të madh, secili në lëmin e vet, sikur Shemi që la thesar në muzikën tonë shqiptare”, ka shkruar Prënkoçaj.
Në mesazhin e tij, ai e ka cilësuar Shemin si një koleg të dashur dhe një figurë të rëndësishme të skenës muzikore shqiptare.
“Pushofsh në paqe, koleg i dashur", shtoi tutje.
Vdekja e Shemit ka tronditur artistë dhe fansa të shumtë, të cilët kanë nderuar jetën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm.
I njëjti u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. /Telegrafi/



























































