LAJMI I FUNDIT:

Maldini i sinqertë: As vet nuk e dimë si arritëm këtu, Interi e meritoi finalen

Maldini i sinqertë: As vet nuk e dimë si arritëm këtu, Interi e meritoi finalen

Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve këtë edicion, pasi ka mposhtur Milanin 3-0 pas 180 minutave lojë.

Ish-kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini ka thënë se kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ka qenë i papritur, derisa tani i mbetet të zënë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Udhëtimi nuk ka përfunduar. Kemi për detyrë të përpiqemi të kualifikohemi mes katër të parave në kampionat, dhe më pas të presim se çfarë do të ndodhë me Juventusin. Arritja në gjysmëfinale ishte një gjë e mrekullueshme, madje e papritur. Sigurisht, nëse has Interin, eliminimi bëhet më i dhimbshëm e njëkohësisht e bën rrugën të duket më pak e bukur sesa ishte”, deklaroi Maldrini pas ndeshjes.


“Por duhet të jemi të kthjellët, të aftë dhe të sinqertë: kemi arritur deri këtu e nuk e prisnim.  Hendeku është real, në katër ndeshjet e fundit Interi nuk ka pasur konkurrencë”.

“Derbi i fundit u luajt pak më mirë, por gjithçka ishte e kompromentuar nga rezultati i ndeshjes së parë. Është mënyra e lojës së Interit ajo që na trondit dhe nuk gjejmë kundërmasa, por nuk duhet harruar se kemi luftuar edhe kundër skuadrave më pak të forta se Interi në periudhën e fundit pa arritur atë që donim”, tha Maldini.

Henry tregon se si frikësohej nga Maldini kur luante përballë tij
Lexo po ashtu Henry tregon se si frikësohej nga Maldini kur luante përballë tij

Krejt në fund ai e vlerësoi me notën tetë këtë edicion të Rossonerëve në Ligën e Kampionëve.

“Nëse do të zëmë vend për edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve sezonin tonë do ta vlerësoja me notën tetë. E thamë vitin e kaluar: nuk jemi strukturuar ende për të garuar në dy gara si Liga e Kampionëve dhe kampionati, u thamë shtypit dhe pronarëve tanë”.

Paolo Maldini ka veçuar tre kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij 25-vjeçare
Lexo po ashtu Paolo Maldini ka veçuar tre kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij 25-vjeçare

“Pra, ata e dinë shumë mirë është një rrugë që ka sjellë rezultate të shkëlqyera sportive dhe ekonomike. Ka shumë lojtarë të rinj dhe projekti është i tillë që i jep përparësi De Ketelaeres, i cili nuk është Dybala, por me siguri që do të rritet”, tha ndër të tjera Maldini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori