LAJMI I FUNDIT:

Malcolm Simmons: EULEX montoi procese kundër krerëve të UÇK-së

Malcolm Simmons: EULEX montoi procese kundër krerëve të UÇK-së

Dokumentet e siguruara nga Televizioni publik të ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, dëshmojnë se ky mision ka montuar procese kundër krerëve të UÇK-së. Avokatët mbrojtës të rastit “Drenica 2” thonë se dëshmitë e publikuara duhet të trajtohen më me seriozitet.

“EULEX-i është duke i ndjekur ish komandantët UÇK-së, BE-ja po punon shumë që të impresionojë Serbinë dhe të mbajë gjallë dialogun Prishtinë-Beograd. Shumica e rasteve ku janë duke u akuzuar krerët e UÇK-së janë duke u trajtuar keq”.

Artan Qerkini avokat mbrojtës në rastin Drenicë II, thotë se  dëshmitë e publikuar më parë por edhe këto duhet të trajtohen më me seriozitet.


“Në asnjë mënyrë pretendimet e Simons nuk guxojnë të kalojnë në heshtje sepse janë pretendime serioze vijnë nga njëri shumë kredibil këto pretendime duhet të trajtohen me seriozitet”

Qerkini ka thënë se duke u bazuar në provat e Simons të publikuara më parë, kanë bërë ankesë në gjykatën kushtetuese që rasti  të kthehet në rigjykim.

“Ne duke u mbështetur ne provat materiale te cilat i ka siguruar kemi bërë kërkesë të përsëritjes në rastin Drenica II. Këto deklarata të Simons vetëm sa e fuqizojnë pretendimet tona se gjykimi në rastin Drenica II duhet të përsëritet sepse i njëjti nuk është i mbështetur në prova fakte dhe ligj  por me shumë është zhvilluar për apetite politike”

Ndryshe, dokumentet dëshmojnë se Malcolm Simmons edhe sot është i gatshëm të raportojë për krejt gjetjet e tij për keqpërdorime të misionit./rtk

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori