Maksuti: Konsensusi për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e RMV-së, vështirë i arritshëm
Ekspertët vlerësojnë se arritja e konsensusit për ndryshime kushtetuese përmes të cilave presidenti do të zgjidhej në Kuvend është i vështirë. Profesori i të drejtës kushtetuese, Mersim Maksuti thotë se BDI për 22 vite ka qenë e paaftë për të propozuar një amendament për gjuhën shqipe edhe pse kushtetua është hapur disa herë.
Maksuti shton se ndryshimi i aktit më të lartë juridik në vend që presidenti të zgjidhet në Kuvend dhe të shtohet pozita e zëvendës presidentit, duhet të ketë fillimisht konsensus brenda shqiptarëve dhe pastaj me partitë e bllokut politik maqedonas, që sipas tij, të dy situatat janë vështirë të arritshme.
“Është një mision dhe kauzë e cila nuk është e lehtë për t’u realizuar sepse kërkohet një konsensus më i gjerë politik mes shqiptarëve që në të ardhëm të bashkohet rreth arritjes së kësaj çështja apo këtij misioni. Dihet shumë mirë se ndryshimet kushtetuese nuk arrihen shumë lehtë në vendin tonë pa u arritur edhe një konsensus më i gjerë politik me palën maqedonase. BDI me qeverisjen e saj 22 vjeçare ka dështuar për të rregulluar një çështje të tillë, sepse çdoherë është hapur kushtetua, asnjëherë nuk ka arrit që të formuloj një amendament që do ta rregullonte këtë çështje. Ka dështuar edhe në çështja të tjera. Paaftësia e tyre ka arritur aq shumë sa që nuk ka arritur ta heq as përcaktimin 20%, ndërsa me paaftësinë e saj ka dëshmuar se nuk ka arritur as ta zbatoj gjuhën shqipe”, deklaroi Mersim Maksuti, Profesor i të drejtës kushtetuese.
Për zgjedhjen e presidentit në Kuvend duhet hapur kushtetuta. Ndërhyrje duhet të bëhen në nenin 80 i cili rregullon zgjedhjen e presidentit me votat e qytetarëve. Në këtë rast dispozita duhet të përfshijë zgjedhjen në Kuvend. Duhet plotësuar edhe neni 84 i cili rregullon kompetencat e presidentit dhe duhet shtuar kompetencat e nënpresidentit, ndërsa duhet abroguar edhe amendamenti XXXI i cili rregullon censusin dhe zgjedhjen e presidentit në raport me daljen në votime. Mbi mocionin e votëbesimit ndaj kreut të shtetit i cili në këtë rast fillon nga Kuvendi dhe përfundon në Gjykatën Kushtetuese, duhet ndërhyrë në nenin 87 ku përgjegjësia e presidentit fillon dhe mbaron në Kuvend duke i hequr të drejtën që për fatin e tij të vendos gjykata kushtetuese./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City