LAJMI I FUNDIT:

Makina iu përfshi nga flaka në mënyrë misterioze, gjithçka u shkrumbua brenda pak minutave

Makina iu përfshi nga flaka në mënyrë misterioze, gjithçka u shkrumbua brenda pak minutave

Humbi një makinë që kushton mbi 40 mijë euro, ndërsa ende nuk dihen shkaktarët

Derisa ishte duke udhëtuar nëpër një pjesë periferike, diku në Shtetet e Bashkuara, shoferi ende i pa identifikuar dëgjoi një krismë dhe erën e tymit, andaj doli me shpejtësi përjashta, transmeton Telegrafi.


Pa kaluar shumë kohë, Chevrolet Corvette Z51 u përfshi nga flaka në mënyrë misterioze, ndërsa gjithçka u shkrumbua brenda pak sekondave, ndërsa ai vetëm shikonte nga larg. “Sikur të kisha më shumë për të thënë, por nuk kam. Makinë është dhe mund të zëvendësohet, por kjo ta shpifë” dëgjohet duke thënë ai, derisa qëndron para veturës.

Njësiti i zjarrfikësve kanë qenë të shpejtë dhe arritën ta fikin zjarrin, mirëpo në këtë makinë të prodhuar më 2014, nuk dukej se mbeti ndonjë pjesë e përdorshme. Ditëve në vijim, pritet të bëhet e ditur lidhur me shkaktarët e ndezjes misterioze, nëse ka mundësi të hetohet makina që tashmë është largua.

Për fat të mirë, në këtë ngjarje me humbje materiale, nuk kishte të lënduar, sepse shoferi po udhëtonte vetëm dhe nuk e kishte askënd në afërsi. /Telegrafi/