LAJMI I FUNDIT:

Makina fluturuese “Switchblade” kryen testimin e parë, vetura shndërrohet me modalitet fluturimi në më pak se tre minuta

Makina fluturuese “Switchblade” kryen testimin e parë, vetura shndërrohet me modalitet fluturimi në më pak se tre minuta

Kompania me bazë në Redmond, Samson Sky ka publikuar një video të test fluturimit të parë të makinës së saj fluturuese “Switchblade”.

Fluturimi u zhvillua në Moses Lake, Washington dhe kompania tha se zgjati gati gjashtë minuta, duke arritur një lartësi prej 154 metrave, transmeton Telegrafi.


Switchblade mund të shndërrohet nga modaliteti i vozitjes në modalitetin e fluturimit në më pak se tre minuta.

Automjeti ka një shpejtësi maksimale vozitjeje 201 kilometra në orë, dhe një shpejtësi të vlerësuar maksimale të fluturimit 305 kilometra në orë.

“Pas 14 vjetësh dizajni dhe testimi rigoroz, fluturimi ynë i parë është një moment historik i madh”, tha Sam Bousfield, CEO i Samson Sky dhe projektuesi i “Switchblade”. /Telegrafi/