LAJMI I FUNDIT:

Makina fluturuese certifikohet nga rregullatori sllovak – ajo shndërrohet brenda tre minutave në aeroplan

Makina fluturuese certifikohet nga rregullatori sllovak – ajo shndërrohet brenda tre minutave në aeroplan

Një makinë fluturuese e aftë për të arritur shpejtësi mbi 160 kilometra për orë dhe lartësi prej 2,500 metrave është certifikuar me aftësi ajrore nga Autoriteti Sllovak i Transportit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, makina-aeroplan hibrid, AirCar, është e pajisur me një motor BMW dhe funksionon me karburant të rregullt me pompë benzine.


Makinës i duhen dy minuta e 15 sekonda për t’u shndërruar në aeroplan.

Certifikimi i saj vjen pas 70 orëve testim fluturimi dhe më shumë se 200 ngritje dhe ulje, tha kompania.

“Certifikimi i AirCar hap derën për prodhimin masiv të makinave fluturuese shumë efikase”, tha krijuesi i tij Stefan Klein. /Telegrafi/