LAJMI I FUNDIT:

Makina elektrike Cadillac vjen me ekran 33 inç

Makina elektrike Cadillac vjen me ekran 33 inç

Ekrani është në thelb një copë xhami i lakuar që është i ndarë në tre zona.

Cadillac Lyriq i General Motors ka një ekran 33 inç që vendoset direkt para shoferit. Kjo korrespondon me një diagonale prej rreth 84 centimetra. Lartësia e ekranit do të jetë rreth 13 centimetra.


Në thelb, është një copë xhami i lakuar, i cili është i ndarë në tre seksione, por që bashkohen pa probleme, transmeton Telegrafi.

Në të majtë të timonit është pjesa në të cilën kontrollohen funksionet brenda makinës elektrike, siç është ndriçimi. Ndërsa në pjesën e djathtë janë funksionet e navigimit.

Nëse makina ndalon – për t’u mbushur, për shembull – në ekran mund të shfaqet një imazh i njëtrajtshëm. General Motors nuk ka zbuluar se çfarë përmbajtje në të vërtetë shfaqet në ekran.

Me një lloj të ri të teknologjisë së baterive, prodhuesi më i madh në Shtetet e Bashkuara dëshiron të arrijë një distancë prej 650 kilometrave me një mbushje të vetme.

Se kur pritet të dalë në treg ky model i makinës ende nuk dihet. /Telegrafi/