LAJMI I FUNDIT:

Makina e re sportive prezantohet gjatë muajit të ardhshëm, me peshë shumë të lehtë (Video)

Makina e re sportive prezantohet gjatë muajit të ardhshëm, me peshë shumë të lehtë (Video)

Kjo makinë, mund ta ketë peshën më të lehtë prej makinave sportive, që janë prodhuar deri tani

Briggs Automotive Company e njohur më shumë si BAC, e themeluar më 2009, lansoi makinën e parë më 2011, të quajtur Mono, transmeton Telegrafi.


Kjo makinë për një udhëtar e lansuar në vetëm 100 njësi, peshon vetëm 544 kilogramë, duke u bërë kështu, ndër me të lehtat që mund të blihet. Inxhinierët e kompanisë kanë bërë eksperimente të shumta, me pjesën e jashtme trupore dhe arritën që ta prodhojnë një makinë tjetër, që është 20 për qind më e lehtë se e para.

Për të treguar përafërsisht se si duket, BAC e ka shpërndarë një filmim, që tregon në mënyrë vizuele se si do të dukej e mbuluar. Bashkë me specifikat përkatëse, gjithçka lidhur me këtë veturë, do të mësojmë gjatë muajit të ardhshëm në Goodwood Festival of Speed.

Në këtë organizim që fillon me katër korrik, do të ketë edhe prezantime të modeleve të reja, si dhe gara të ndryshme. /Telegrafi/