Makedonija Gjorçe Petrov ka arritur të fitojë kupën e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi, pas që në finale mundën Struga Trim Lum, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Fituesi i duelit në mes këtyre dy ekipeve u vendos përmes penaltive.


Makedonia Gjorçe Petrov e fitoi pjesën e parë 1-0 me golin e kapitenit Mishevski me goditje nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë Struga në minutën e 79-të me anë të Jusufit barazoi reultatitn për 1-1.

Deri në fund të pjesës së rregullt nuk pati ndryshime në rezultat, ashtu ishte edhe në 30 minutat shtesë, deri te radha e 11 metrave.

347406146 208665215302613 8209676327372688736 n

Në serinë e penalltive, Struga nuk shënoi as edhe një herë, skuadra e Makedonija GjP. shënoi dy herë përmes Liçinës dhe Skënderit, që mjaftoi për të fituar Kupën.

Për skuadrën e Makedonija GjP. ky ishte trofeu i tretë në Kupë pas atyre të vitit 2022 dhe 2006./Telegrafi/

telegrafi sport app