LAJMI I FUNDIT:

Majlinda Bregu merr detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal

Majlinda Bregu merr detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal

Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka marrë detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, pas emërimit të saj nga ministrat e jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Sekretarja Bregu do të vijojë punën me të gjithë aktorët për avancimin e klimës politike të dialogut, pajtimit, tolerancës dhe hapjes ndaj bashkëpunimit, si parakushte kyçe për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Europës Jug-Lindore dhe qytetarëve të saj.

Majlinda Bregu zëvendëson në këtë pozicion Goran Svilanoviqin, i cili e mbajti këtë detyrë për dy mandate të njëpasnjëshme nga viti 2013 deri në vitin 2018.


“Jam e bindur se së bashku, nën drejtimin politik të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) dhe mbështetjen e Bashkimit Europian, duke përfshirë median, shoqërinë civile, së bashku do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje të mençura, që nxisin e mbështesin dialogun me të gjitha grupet në shoqëri”, ka thënë sekretarja Bergu.

Ajo është shprehur e bindur se ritmi i zhvillimit rajonal do të ndikojë në ritmin e integrimeve të këtyre vendeve.

“Për mua është një privilegj shumë i madh që do të drejtoj KBR (RCC), po aq sa është një sfidë të cilën bashkë më stafin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, shpresoj ta përballoj faqebardhë”, tha ish-ministra e Integrimit Evropina të Shqipërisë, Majlinda Bregu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori