Reperi i njohur, Majk ka ironizuar masat kundër COVID-19 në vendin tonë që janë ende në fuqi në mesin e të cilave edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Në një postim në InstaStory, reperi së fundmi ka bërë një ndërlidhje të masave ndaj coronavirusit me situatën konfliktuoze në Ukrainë.


Kastriot Rexha (emri i plotë), tha se ndonëse tek ne nuk është luftë ora policore ekziston para saj në Ukrainë, e cila po lufton përballë Rusisë.

majkaveli 245638713 423666685770750 1636754932268964859 n 1 Foto: Majk/Instagram

“Te ne nuk është luftë, po këna orë policore para Ukrainës, bravo qeveria e Kosovës”, ka shkruar Majk në një status.

Tutje, reperi vazhdoi ironinë duke thënë se nëse dikush do të donte të na pushtonte, nuk do të mund të kalonin kufiri pa dy doza të vaksinës.

majkaveli 274962690 1063045854426428 2199581207323424488 n 1 Foto: Majk/InstaStory

“Po bëhet lufta e tretë botërore, këta policët kufitar te ne ende po na kërkojnë vaksinat. Me bo me deshtë me na pushtuar dikush, nuk do të mund të hyjnë pa dy vaksina në Kosovë, bravo”, ka shkruar reperi në një tjetër postim.

Ndryshe, kujtojmë që Majk aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Më fal”, që e solli në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. /Telegrafi/

majkaveli 274963233 321166980038917 3041703103216905242 n 1 Foto: Majk/InstaStory