LAJMI I FUNDIT:

Maja Moraçanin rizgjidhet kryetare e DOM, në Kongresin e pestë të Partisë i cili u mbajt sot në Shkup

Maja Moraçanin rizgjidhet kryetare e DOM, në Kongresin e pestë të Partisë i cili u mbajt sot në Shkup

Në Kongresin e pestë të Partisë së Gjelbër DOM, i cili u mbajt sot në Shkup, përsëri dhe unanimisht kryetare e partisë u zgjodh ish-liderja, Maja Moraçanin.

Duke falënderuar për besimin, Maja Moraçanin theksoi se DOM do të vazhdojë të jetë faktor aktiv dhe konstruktiv në qasjen politike për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe çështjeve sociale në të ardhmen. Politika e Partisë së Gjelbër DOM nuk duhet të lidhet vetëm me çështjet e mjedisit dhe klimës, por edhe me respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave sociale, mosdiskriminimit, si dhe politikat për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër – theksoi Moraçanin.


Delegatët e Kongresit (209) unanimisht zgjodhën edhe përbërjen e re të Këshillit Qendror dhe Mbikëqyrës të partisë, Raportin për punën e DOM në periudhën 2018-2022, si dhe Propozimin e Programit të punës të Partisë së Gjelbër, janë miratuar në periudhën deri në vitin 2026.

Para delegatëve dhe mysafirëve të shumtë nga partitë tjera, deputetë dhe përfaqësues të Qeverisë, në fillim të Kongresit të Pestë të DOM-it, fjalë përshëndetëse mbajtën përfaqësues të të Gjelbërve Evropianë nga disa shtete anëtare të BE-së, si dhe nga partitë e gjelbra nga vendet e rajonit.

Ata shprehën qartë mbështetjen e tyre për vazhdimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e tyre për kontributin e Partisë së Gjelbër DOM, që e jep në atë drejtim.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori