Mainz ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 29-të të Bundesligës.

Pas pjesës së parë ishte Bayern Munich që ishte duke fituar, pas golit të shënuar nga Sadio Mane në minutën e 29-të.


Me të filluar pjesa e dytë vendasit e nisën furishëm, duke arritur fillimisht të barazojnë rezultatin.

3ef75beb6719c26e834608da02f22cb2o2

Ludovic Ajorque ishte ai që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 65-të.

Pas tetë minutash vendasit morën epërsinë kur Karim Onisiëo asistoi te Leandro Barreiro Martins që shënoi për 2-1.

Ndeshja u mbyll kur Aaron Martin shënoi për 3-1.

Mainz pas kësaj fitoreje është në vendin e gjashtë me 45 pikë, ndërsa Bayern mbetet i pari e 59 pikë, por Borussia që është e dyta ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar dhe dy pikë më pak. /Telegrafi/

telegrafi sport app