LAJMI I FUNDIT:

Madhësia e testikujve tregon çfarë babai jeni

Madhësia e testikujve tregon çfarë babai jeni

Shkencëtarët amerikanë kanë gjetur një lidhje në mes të madhësisë së testikujve të babait dhe asaj se sa aktiv ai është në kujdesin për fëmijët e tij.

Studiuesit nga Emory University, thotë se meshkujt me testikuj më të vegjël ishin më shumë të përfshirë në ndërrimin e pelenave, të ushqyerit e fëmijëve dhe kalonin më shumë kohë në vaskë me ta.

Ata po ashtu kanë gjetur edhe dallime në skanimet e trurit të baballarëve duke shikuar pamjet e fëmijëve të tyre, edhe këto të lidhura me madhësinë e testikujve. Por edhe faktorë të tjerë, si prirjet kulturore, po ashtu kanë luajtur rol.

Studimi ka analizuar lidhjen në mes të madhësisë së testikujve dhe të qenit baba te 70 meshkuj, të cilët kishin fëmijë të moshës nga një deri në dyvjeçare.

Ekipi i Emory University në Atlanta kishte realizuar skanimet të trurit derisa meshkujve u janë treguar fotografitë e fëmijëve. Analiza e trurit ka treguar se ata me testikuj më të vegjël kishin një reagim më të madh në zonën e trurit krahasuar me ata me testikuj më të mëdhenj.

Skanimet kanë treguar diferencë të trefishtë në mes të volumit të testikujve më të vegjël dhe më të mëdhenjve në grup.

Meshkujt baballarë me testikuj më të vegjël, në bazë të intervistave me ta, por edhe me nënat, ishin më aktiv në detyrat e tyre prindërore.

Një prej kërkuesve, Dr James Rilling, ka thënë për BBC: “Kjo na tregon neve se disa meshkuj janë në mënyrë natyrale më të prirë për t’u kujdesur se sa të tjerët, por nuk mendoj se kjo i arsyeton meshkujt tjerë. Vetëm se për disa mund të duhet më shumë përpjekje se për të tjerët”.

Natyra e saktë e lidhjes nuk është e qartë. Kërkuesit besojnë se madhësia e testikujve, mbase përmes hormonit testosteron, prek edhe sjelljen e baballarëve. Por nuk është e qartë nëse procesi i të pasurit foshnjë mund të ketë ndikim në baballarët.

Për të arritur te një përfundim më i qartë duhen edhe studime shtesë, për të analizuar madhësinë e testikujve para dhe pas të bërit baba. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori